Duke qenë një person të cilit i pëlqejnë shumë eksperiencat e reja, e që Marketingu Digjital dhe SEO për mua ishte një e tillë u bënë këto shkaku dhe motivi kryesor për fillimin e trajnimit që ofronte NextSEO sikur tash një vit më parë.

Si term e si profesion ishte diçka e re për mua, por ditët e trajnimit dhe më pas puna praktike që m’u ofrua bënë që për një kohë shumë të shkurtër të kuptoja që ky ishte vendimi më i mirë që kisha marrë qe një kohë të gjatë.

Më pas mbështetja e vazhdueshme dhe profesionale që më është ofruar pëgjatë këtyre muajve më ka ndihmuar shumë që t’i kuptoja qartë detyrat e mia e të fillojë të jap kontributin tim në kompani, shumë më shpejtë se që kisha menduar.

Unë tash kam mbushur më shumë se një vit në pozitën Outreach Specialist në NextSEO. Fillimet ishin një dritare e re për mua. Edhepse kisha dëgjuar shumë për vlerat dhe mirësitë e kompanisë, këtu gjeta një ambient pune dhe një ekip super motivues, shumë kreativ dhe gjithmonë të gatshëm për ndihmë rreth rritjes sime profesionale në këtë fushë.

Prandaj unë u’a rekomandoj të gjithë të rinjve që kanë ambicie dhe dëshirë të mësojnë më shumë rreth botës gjigante të internetit, marketingut digital, SEO-së, dhe pse jo të bëhen pjesë e familjes së NextSEO-së, si unë. Fakt ky për të cilin ndjej nder, krenari dhe kënaqësi.