Të punosh në një industri që ndryshon e modernizohet nga dita në ditë, që sjell sfida e suksese, të ndihmon që të rritesh si në aspektin profesional ashtu edhe atë personal.

Pas rekomandimit të një shoku për mundësinë e kryerjes së një trajnimi profesional në NextSEO, me njohuri bazike por me deshirë të madhe për të eksploruar më shumë në fushën e marketingut digjital dhe SEO-s, vendosa të aplikoj.

Ajo që më ka lënë më së shumti përshtypje gjatë gjithë atyre muajve të trajnimit dhe praktikës, krahas eksperiencës shumëvjeçare të stafit menaxherial, ishte edhe disponueshmëria e tyre për t’u përgjigjur në çdo pyetje.

Duke shtuar këtu këshillat, ndihmën e parezervuar nga kolegët dhe ambientin e mrekullueshëm për punë, e bën NextSEO-n vendin ideal për gjithë të rinjtë që aspirojnë të jenë pjesë e një prej kompanive më të suksesshme në vend.

Personalisht, ndihem i privilegjuar dhe i jam mirënjohës NextSEO-s për mundësinë e dhënë që të jem pjesë e kësaj familjeje me individë të talentuar që të shtyjnë të japësh më të mirën nga vetja.