Duke e pasur parasysh zhvillimin e marketingut digjital në terësi dhe SEO-s në veçanti, si një profesion për të cilin çdo herë e më shumë vazhdon të rritet kerkesa në tregun e punës, e bëri si një nga arsyet e mija kryesore që ndikoj në vendimin tim për të vijuar ketë trajnim në NextSEO.

Gjatë hulumtimeve të mija që kisha bërë, NextSEO si një kompani ishte e vetmja që ofronte këtë lloj trajnimi në Kosovë. Megjithatë, krahas kësaj ishte edhe mundësia e praktikes dhe punësimit të cilat u bënë motiv tjetër për të filluar.

Gjatë periudhës se trajnimit dhe praktikes më se shumti pershtypje me kanë lënë detyrat dhe pjesa interaktive nga stafi për të e shfaqur kreativitetin dhe mendimet tona në situata të caktuara. Këto detyra dukeshin sfiduese në fillim mirepo ndikuan në rritjen e njohurive dhe përshtatjen e aftësive të mija me natyren e punës.

Vlen te ceket qe stafi ishte dhe vazhdon te jetë ne dispozicion për të ndihmuar dhe këshilluar për paqartësitë apo problemet e ndryshme me të cilat jemi duke u ballafaquar.

Une kisha njohuri shumë të vogla ne aspektin e SEO-s, kështu qe trajnimi ishte një pikënisje e mirë për të filluar familjarizimin me këtë profesion. Duke u nisur nga aspekti personal vlen të ceket që ishte mjaft atraktiv në krahasim me trajnimet e tjera te mëhershme të cilat i kisha vijuar, ishte një kombinim ideal në mes të teorisë dhe pjesës praktike me shembuj të ndryshëm nga eksperiencat e trajnereve.

 Ndikimi i praktikes ishte shumë i madh në rritjen e efikasistetit dhe efiçiences time në realizimin e detyrave dhe përgjegjesive të mija ne vendin e punës. Përmes praktikës arrita të mesoj metoda dhe teknika te ndryshme duke u ballafaquar me projekte dhe probleme të ndryshme të cilat mundësuan që të tregoj rezultate më të mira.

Këtë mundesi jau rekomandoj të gjithë atyre që ju pelqejne që të sfidohen dhe të shfaqin kreativitetin e tyre në një industri që ndryshon vazhdimisht. Një pikë tjetër e fortë e NextSEO-s si kompani ne krahasim me kompanitë e tjera në Kosovë, është që nuk ekziston nepotizmi apo intervenimet e ndryshme të punësimit.

Ndjehem i privilegjuar që jam anëtar i stafit të NextSEO-s dhe që e kemi nje strukturë menaxheriale te tillë që janë te hapur për kritika apo sugjerime të ndryshme nga ana jonë. Megjithatë, politika e kompanisë është përmes mbledhjeve të ndryshme të arrijmë të aftesojmë njeri-tjetrin përmes diskutimit te gabimeve apo metodave të reja të cilat kanë kanë treguar sukses.


Dukagjini ka diplomuar Universitetin e Prishtinës në Departamentin e Menaxhmentit dhe Informatikës në Shtator te vitit 2019, dhe pas ndjekjes se trajnimit “Hyrje ne Marketing Digjital dhe SEO” tani punon si Junior Outreach Specialist ne NextSEO.