Ata që më njohin gjithmonë më kanë cilësuar si një person kreaktiv dhe përherë duke kërkuar mundësi si të shfaq veten me performanca sa më të mira.

Kur me të vërtetë mendoja që mundësitë e mia ishin shumë të vogla atëherë rastësisht pashë njoftimin për trajnim në NextSEO. Marketingu gjithmonë më ka pëlqyer kjo është edhe arsyeja pse unë vendosa ta ndjekë trajnimin. Intuita ime as këtë herë nuk më ka zhgënjyer sepse pas trajnimit NextSEO më ofrojë punë praktike në kompani, nga ku unë edhe fitova vendin e punës.

Fusha e marketingut dhe e teknologjisë është shumë e zgjeruar dhe me diversitet. Unë nuk kisha dëgjuar më parë për SEO por mënyra se si kaloi trajnimi dhe praktika ku gjithçka ishte e detajizuar dhe inspiruese me bëri që ta kuptoja thelbin e punës. Tani si e punësuar çdo herë e më shumë po rritem profesionalisht dhe personalisht. Tash, NextSEO është vendi ku unë mund ta thërras shtëpi, këtu kam gjetur balancën ndërmjet rritjes në karrierë dhe të qenurit e qetë në jetën personale. 

Unë do ta rekomandoja NextSEO-n tek çdo njeri që dëshiron të hyj në botën sfiduese digjitale. Pa hezituar mund të them që është kompani ku nuk je i kufizuar për të shprehur talentin. Është një ambient ku ndihesh vetvetja, vend ku vlerësohet këmbëngulsia dhe guximi për të provuar gjëra të reja. Unë ndjehem gjithmonë e më entuziaste për punën që e bëj dhe nuk ndjehem aspak e stresuar. Çka vlen të theksohet është edhe pjesa e stafit që janë gjithmonë bashkëpunes, inspirues dhe me shumë potencial. Unë me të vërtetë ndjehem tejmase e vlerësuar nga udhëheqësit e kompanisë dhe falendëruese ndaj secilit që bënë pjesë në NextSEO.