haxhi pantinaIdeja për një experiencë të re dhe perspektiva e ndritur kanë qenë motivi im fillestar për të hyrë në fushën e Digital Marketing -SEO. Duke i besuar përvojës së gjatë të NextSEO-s, sukseseve të dëshmuara dhe kushteve të jashtëzakonshme që ofrohen këtu, kam qenë i bindur që ky është vendi ideal që unë të ngritem profesionalisht dhe personalisht. Sot, pas më shumë se një viti që unë jam pjesë e kompanisë si Digital Journalist ndjej se vërtetë ka qenë vendim i drejtë.

Me një përvojë solide në fushën e gazetarisë, kam pritur një fillim të vështirë në ditët e para të punës. Megjithatë qasja e kompanisë ndaj meje e ka bërë gjithëcka më të lehtë për mua. Fillimisht, më ka impresionuar gatishmëria e tyre për të vënë në rend të parë vullnetin dhe ambicien time para përgatitjes së duhur profesionale duke më pranuar në punë dhe besuar përgjegjësi.

Tutje, mbështetja e vazhdueshme dhe profesionale që më është dhëna në baza të rregullta më ka ndihmuar që shpejtë të njohë si duhet detyrat e mia dhe të fitoj aftësitë e nevojshme për të perfomuar përkitaz me to. Fryma e një komunikimi të lirë që mbretëron në NextSEO ka ndikuar që unë të ndihem rehat që të kërkojë ndihmë nga të tjerët, diçka që është shumë e nevojshme për çdo punëtor të ri. Kanë qenë jo të rralla rastet kur kolegët ose menaxhmenti ka sakrifikuar nga agjenda e tyre për të më ndihmuar në problemet e mia. Këshillat e tyre të çmuara të shoqëruara me kritika miqësore kanë ndikuar që unë të jem i inkurajuar dhe në të njëjtën kohë i vetëdijshëm për pikat në të cilat duhet të përmirësohem veçanarisht.

Në anën tjetër, besimi i pakushtëzuar nga stafi menaxherial për potencialin tim dhe mundësia e jashtëzakonshme për vetëiniciativë ka qenë faktor qenësor që unë ta kem vetëbesimin dhe kurajon e duhur për ngritje profesionale, madje me hapa me të shpejtë se ç’mund ta kem pritur.

Rol të madh në gjithë këtë kanë patur sidomos trajnimet që janë mbajtur nga kolegët ku janë ndarë eksperienca dhe ide të vlefshme nga të gjithë. Personalisht efekti I tyre në punën time ka qenë i madh meqë më kanë ofruar një perspektivë më të gjerë mbi botën dinamike të SEO-s dhe rëndësisë së punës sime në gjithë misionin e kompanisë.

Dhe, sigurisht pjesa më e rëndësishme e gjithë kësaj mbetet stafi i mrekullueshëm i punëtorëve në NextSEO. Mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë mes nesh, gatishmëria e dyanëshme e të gjithëve për ngritje profesionale të përbashkët, humori dhe shoqëria e sinqertë kontribuojnë në një ambient të ngrohtë pune e përmbushje emocionale dhe rrjedhimisht në një rezultat të dëshiruar për kompaninë

Angazhimi i përbashkët në realizimin e synimeve tona na ka ofruar një sens të shtuar të punës kolektive, kurse suksesi i përbashkët na bënë të ndihemi pjesë e diçkaje të madhe dhe të vlerësuar për atë që bëjmë në arritjen e saj. Përfundimisht aktivitetet e shumta të përbashkëta jashtë zyrës kanë forcuar lidhjet tona dhe sot NextSEO nuk është vetëm një staf i suksesshëm, por një familje e dytë për secilin nga ne.

Prandaj unë ua rekomandoj NextSEO-n gjithë atyre të rinjëve që kanë potencial dhe ambicie të qarta për punën e tyre që të bëhen pjesë e kësaj familje të madhe.