SEO ka qenë fushë për të cilën nuk kam ndëgjuar më herët, e që vetëm pas lajmërimit të NEXTSEO-s si kompani e cila kërkonte praktikantë të rinjë për ti trajnuar në këtë fushë, vendosa ta sfidoj vetën edhe në diçka të re, që doli të jetë njëri nga vendimet më të mira që kam marr për ngritjen time profesionale.

Koha e praktikës ka qenë shumë e mirë. Kemi mësu shumë gjëra të reja prej të cilave po perfitojmë edhe tash pasi e kemi fitu vendin e punës. Të gjithë trajnerët, duke fillu prej Gentit, Lumit, Kamberit e Shqipes kanë qenë të gatshëm me e nda me ne eksperiencën e tyre, e gjithashtu me na ndihmu në çdo kohë e pa përtesë për secilin problem ose paqartësi të cilën e kemi pas gjatë apo pas trajnimit.

Gjatë praktikës kemi qene të lirë me e shfaqë kreativitetin e idetë tona, pra, me tregu se çka mundemi ne me i ofru kësaj kompanie si punëtor te ardhshëm.

Përsonalisht mendoj që ky përkushtim i tyre ndaj nesh, e rrit shumë vlerën e NEXTSEO-s si kompani e cila njëmend ka për qëllim aftësimin e të rinjëve në fushën e SEO-s duke u’a bërë kështu më të lehtë qasjen në tregun e punës pasiqë vet kompania ofron mundësi punësimi pas mbarimit të suksesshëm të praktikës.

Eshtë ndjenjë e mirë të jesh pjesë e një kompanie lidere, stafi i te cilës punon pa ndërprerë që projektet e saja të njihen matanë botës, që i thyen rekordet e saja, e të cilës sukseset vetëm po i shtohen.

Remember: At NEXTSEO you’ll get the best of both worlds: praktikë dhe punësim!