Duke ditur se pas diplomimit fillojnë sfidat e vërteta dhe ballafaqimi direkt me tregun e punës, ndjenja e mos të qenurit mjaftueshëm e mirë dhe frika nga dështimi janë shkaktarët kryesor pse besojmë pak në vete dhe ngurrojmë të nisim rrugën drejt suksesit.

Për një kohë edhe unë ngela në zonën time të “rehatisë” deri sa më erdhi si rekomandim të aplikoj dhe të bëhem pjesë e trajnimit të ofruar nga kompania NextSEO. Ishte një vendim te cilin e mora me hezitim, por tani pa dyshim mund të them se është ndër vendimet më të mira që kam mundur të marrë.

Gjatë periudhës së trajnimit për një kohë mjaft të shkurtë falë angazhimit dhe qasjes së trajnerëve kam arritur të përfitoj njohuri të shumta sa i përket SEO-s, term ky për të cilin kam pasur njohuri bazike por jo ta zbatoj edhe në praktikë.

Pas trajnimit u vlerësova si kandidate potenciale për të vijuar praktikën me pagesë ku gjatë kësaj kohe pata mundesi të njihem dhe me pjesën tjetër të stafit dhe mikpritja, gatishmëria e tyre për të më ndihmuar për çdo paqartësi dhe pyetje timen si dhe mbeshtetja maksimale më ka befasuar për të mirë.

Njohja me njerëz të rinjë dhe pasurimi i bagazhit të dijes me njohuri të reja më ka mundësuar të vlerësoj veten dhe aftësitë e mija dhe të bindem se me punë, mund dhe bashkëpunim arrihet çdo gjë.

Të qënurit praktikante në këtë kompani nuk ndjehesh fare më pak e rëndësishme se pjesa tjetër e stafit, pasi që këtu çdo mendim, rekomandim, sygjerim etj., ka rëndësi dhe merret parasysh. Profesionalizmi dhe fryma bashkëpunuese mund te them se janë çelësi kryesor për sukses në përgjithësi e në veçanti në NextSEO, dukuri kjo mëse e theksuar.

Jam shumë me fat që pas periudhës provuese të praktikës, falë angazhimit, përpjekjeve, besimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm të stafit menaxhues si dhe mbështetjes profesionale të kolegëve më në fund jam pjesë e stafit të NextSEO-s.

Për mua që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë ndër përvojat më të bukura dhe më dobiprurëse të karrierës sime.

Inkurajoj të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të kenë një mundësi për t’u ndjerë të vlerësuar të bëhen pjesë e NextSEO-s sepse ajo që do ta gjejnë këtu do i tejkaloj pritshmëritë e tyre, njësoj siç më ndodhi mua.

Është nder dhe privilegj i veçantë të jesh pjesë e stafit të mrekullueshëm të NextSEO-s.


Flaka Selmani ka diplomuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtines, Drejtimi Marketing ne vitin 2019, dhe tani vijon studimet e nivelit Master në po të njejtin universitet.

Pasi ndjeku trajnimin “Hyrje në Marketing Digjital dhe SEO” tani punon si Junior Outreach Specialist në NextSEO.