Kjo praktikë ju jep mundesinë të mësoni rreth Linkbuilding (Ndërtimit të linqeve) në një Projekt (Webfaqe) te caktuar, në mënyrë që të rritet popullariteti i asaj faqeje në motorët e kërkimit (Google, Bing, etj).

Përshkrimi i punës:

  • Studimi i sajtit: Ndërtuesi i linqeve duhet të studioj web projektet tona dhe të identifikoj burimet e mundshme për të krijuar linqe me vlerë.
  • Krijimi i strategjisë: Ndërtuesi i linqeve duhet të studioj dhe të krijoj strategjinë e ndërtimit të linqeve (llojet e linqeve, kohëzgjatja, etj).
  • Mbledhja e kontakteve te faqeve potenciale per linkim.
  • Praktika do të zgjasë 3-6 muaj dhe nëse ju tregoheni i suksesshëm, pas kësaj kohe do t´ju jepet mundësia e punësimit në Next SEO me një kontratë të rregullt pune.

Aftësitë:

  • Njohuri mbi mesatare të gjuhës Gjermane ose Angleze,
  • Te jeni kreativ dhe të keni dëshirë dhe pasion për SEO dhe Online Marketing,

Ju lutemi CV-në tuaj, së bashku me një letër motivuese dërgojeni në email adresën [email protected].

Lokacioni: Prishtinë
Orari: Orar i plotë
Me pagesë: PO