Une jam Njomza Zeqiri, studente ne fakultetin ekonomik, tash e disa muaj edhe pjese e stafit te NextSeo-s.

Para se t’flas per eksperiencen time ne kete ndermarrje, desha te ndaj me ju edhe disa arsye se pse vendosa te aplikoj ne trajnimin qe NextSeo ofronte.

Paramendo ta vijoni nje trajnim intensiv, qe pas tij ta keni mundesin te vazhdoni si praktikante (me pagese), dhe n’fund t’ju ofrohet edhe shanca e punesimit t’rregullt ne nje ambient pune modern?

Kete mundesi qe e hasa ne thirrjen e NextSeo-s per trajnim+praktike e shfrytezova pa menduar 2 here!

Interesimi ne industrine e marketingut digjital ne ate kohe nuk ishte i rastesishem, ne fakt kishte pothuajse 1 vit qe kur fillova te njoftohem me disa nga deget e ketij drejtimi, pervec SEO-s, term per te cilin kur e degjova per here te pare kam mendu se eshte gabim drejtshkrimor per CEO (please don’t laugh at this).

Koha gjate trajnimit+praktikes me trajneret jo vetem super-profesional por edhe shume t’gatshem me t’mbeshtet per cdo paqartesi, m’ka ndihmu jashtezakonisht ne aftesimin tim, sa qe brenda 5 muajve arrita nga mos-njohja e konceptit SEO deri ne punesimin si Digital PR.

Pervec profesionalizmit, fleksibiliteti dhe vlersimi ndaj punetorit jane gjithashtu nder cilesite thelbesore qe kjo kompani posedon.