Granit Sadiku, një i ri 25 vjeçar, tregon për pervojën e tij gjatë trajnimit dhe punës në kompaninë NextSEO, në Prishtinë. Ai filloi trajnimin ne Marketing Digjital dhe SEO në Shtator të vitit 2017 dhe pas kalimit të testit përfundimtar dhe rezultateve të mira, atij i’u dha mundësia e praktikës me pagesë në NextSEO. Pas 6 muajsh ai u punësua me kontratë të rregullt pune ku vazhdon të punojë edhe sot.

Meqenëse jam një person që më pëlqejnë sfidat dhe dëshiroj të jem sa më i gjithanshëm në botën e internetit, gjithmonë kam qenë i interesuar për mbajtjen e trajnimeve të ndryshme që do ta zgjeronin diapazonin e diturive të mia.

Gjatë hulumtimit tim rreth trajnimeve të ndryshme, më ra në sy kompania “ NextSEO” si ndër më të zhvilluarat në vend, e cila ishte e vetmja që ofronte aftësim profesional në Digital Marketing – SEO.

Më bëri përshtypje fakti që pas trajnimit ajo ofronte një punë praktike 3 deri 6 muaj me pagesë, e cila mu duk si mundësi e mirë që dituritë e fituara teorike t’i zbatoja praktikisht, duke e bërë këtë trajnim edhe më përfitues, duke mos e harruar gjithashtu faktin qe kjo praktikë ishte një mundësi e mire dhe e shpejtë e kthimit të investimit tim personal që do ta bëja për t’u çertifikuar si profesionist i kësaj lamie.

Ndër të tjera, të motivonte fakti që për ata që tregoheshin të suksesshëm gjatë praktikës ishte edhe mundësia e punësimit  me kontratë të rregullt pune. Prandaj vendosa të isha pjesë e trajnimit.

Gjatë trajnimit të mbajtuar nga dy prej ekspertëve të paktë dhe me përvojë shumëvjeçare të marketingut digjital, Besart Bajrami dhe Gent Ukëhajdaraj, më pëlqeu mënyra se si mundoheshin që çdo sfidë në këtë fushë ta elaboronin dhezgjidhjet e tyre të dukeshin të thjeshta, duke na demonstruar edhe shembuj praktik nga përvoja e tyre.

Gjithashtu edhe numri i vogël i pjesëmarrësëve në grup lejonte që koha e kaluar në trajnim të ishte më kualitative, duke përfituar sa më shumë dituri dhe aftësi qe ishte e mundur.

Si në çdo profesion edhe në këtë profesion ka sfida të ndryshme të cilat në fillim më dukeshin paksa më të vështira. Por, gjatë praktikës  dhe sigurisht edhe me vullnetin tim i rezistova këtyre vështirësive që sa vinin edhe lehtësoheshin. Pasi që jam tip kreativ, jam munduar që çdo herë t’i qasem këtij profesioni në mënyrën time. Gjë që e cila u mirëpritë nga kompania jo vetëm gjatë praktikës por edhe gjatë punësimit tim, madje duke më stimuluar edhe më shumë në shpalosjen e kësaj vetie.

Në fillim pasi punova disa muaj në fushën e SEO-së, mu ofrua mundësia që të punoja në një fushë tjetër të marketingut digjital, Digital PR, gjë që të cilën e prita me entuziasëm sepse ishte profesion që kërkonte kreativitet dhe i përshtatej personalitetit tim.


Pas një viti që kur përfundova trajnimin dhe u çertifikova, m’u dha rasti që të ndaja përvojën time me kolegët me anën e një trajnimi të brendshëm, të cilët kompania i mban rregullisht për të ndihmuar në ngritjen profesionale të secilit antar të ekipit. Përvoja ime e ndarë u mirëprit me dashamirësi nga kolegët.

Sigurisht bashkëpunimi me të tjerët dhe shkëmbimi i njohurive e krijon në NextSEO një atmosferë të shkëlqyeshme pune për këdo qe dëshiron të zhvillohet profesionalisht. Prandaj u’a rekomandoj këtë trajnim të gjithë atyre që e shohin vetën si të suksesshëm në lamin e Digital Marketing.

NextSEO është një kompani e suksesshme në Kosovë e cila vazhdimisht ofron mundësi për të rinjtë e talentuar e ambicioz duke u hapur derën e fillimit të një karriere të suksesshme në marketing digjital.

Vlenë të ceket fakti se ka një orar flexibël dhe të përshtatshëm me vetem 40 orë pune gjatë javes. Në të respektohet në maximum e drejta e punëtorit, duke u shpërblyer puna e tyre e palodhshme, siç ishte rasti i shpërndarjes së pagave të 13-ta në vitin 2018 dhe mundësitë për zhvillim profesional, duke i përkrahur iniciativat e secilit dhe sigurisht duke i kaluar sfidat e ndryshme së bashku.

Unë ndjehem me fat qe jam pjese e stafit profesional të kësaj kompanie, ku suksesi eshte pjesë e përditshmërisë së saj.

Granitin mund ta ndiqni në Facebook dhe Linkedin.

Janar 2019


Aplikacionet për trajnimin e radhës në Digital Marketing dhe SEO nga NextSEO tani janë të hapura!

Ketu mund të lexoni më shumë dhe të aplikoni për t’u bërë pjesë e grupit të radhes.