NextSEO vazhdon me grupin e radhës të trajnimit “Hyrje në Marketing Digjital dhe SEO” në muajin Gusht, që u mundëson të rinjëve në Kosovë hyrjen në një prej fushave më interesante të marketingut dhe fillimit të karrierës së tyre përmes programit të praktikës në NextSEO.
Programi i trajnimit, instruktorët me përvojë shumëvjeçare, dhe shembujt nga projekte reale të kompanisë NextSEO perfshijnë gjithçka që duhet të dini për të punuar në mënyrë kompetente në industrinë e marketingut digjital dhe në veçanti në SEO.
Përdorimi i makinave të kërkimit është bërë pjesë e pandashme e përditëshmërisë sonë. Procesi i optimizimit të webfaqeve për makina kërkuese quhet SEO (Search Engine Optimization) dhe si kanal i marketingut digjital, sjell rezultate të mira për shumë biznese dhe webfaqe. Tregu global por edhe ai lokal në Kosovë ka jashtëzakonisht shumë nevojë për ekspertë të kësaj fushe.
NextSEO si një prej agjensive të para të marketingut digjital në Kosovë ka bashkëpunuar me klientë ndërkombtarë me renome siç janë Allianz, AXA, Mawista, Europ Assistance, The Jeweller, Fintiba, dhe DR-Walter. Gjithashtu projektet dhe produktet tona vetëm gjatë vitit të kaluar kanë pasur mbi 35 milionë përdorues nga e gjithë bota.
Pse duhet të vijoni këtë trajnim | |
|
|