Nga gjithsej 65 kandidatë të regjistruar për bursë të trajnimit “Hyrje në Marketing Digjital dhe SEO”, këta kandidatë janë përzgjedhur për të fituar dy nga bursat 100% të ofruara nga NextSEO për trajnimin e Shkurtit 2021:

  • Lendita Gashi
  • Albisona Mustafa

Urime dhe suksese! Kandidatët tjerë që nuk kanë fituar bursë mund të marrin pjesë në trajnim duke u regjistruar në këtë link: https://www.nextseo.net/trainings/digital-marketing-seo/


Në kuadër të grupit të ri të trajnimit “Hyrje në Marketing Digjital dhe SEO” që do të fillojë në muajin Shkurt 2021, NextSEO ka vendosur të ofrojë 2 bursa të këtij trajnimi për të rinjë të talentuar që dëshirojnë të hyjnë në industrinë e marketingut digjital.

Kriteret për aplikim

  • Mosha 18 deri 25 vjet
  • Të mos jetë i/e punësuar
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze (duke e dëshmuar përmes shkrimit të një ese-je në gjuhën angleze)

Afati për aplikim deri më 29 Janar, 2021.
(Testi i gjuhës angleze do të mbahet me datën 30 Janar (e Shtunë) në ora 10:00 am. 15 min para fillimit të testimit do të merrni një email me linkun e testit dhe detajet tjera )

Aplikimi është mbyllur. Ju ftojmë të përcjellni faqën e NextSEO-s në facebook për njoftimet e fundit.


Përdorimi i makinave të kërkimit është bërë pjesë e pandashme e përditëshmërisë sonë. Procesi i optimizimit të webfaqeve për makina kërkuese quhet SEO (Search Engine Optimization) dhe si kanal i marketingut digjital, sjell rezultate të mira për shumë biznese dhe webfaqe. Tregu global por edhe ai lokal në Kosovë ka jashtëzakonisht shumë nevojë për ekspertë të kësaj fushe.

NextSEO si një prej agjensive të para të marketingut digjital në Kosovë ka bashkëpunuar me klientë ndërkombtarë me renome siç janë Allianz, AXA, Mawista, Europ Assistance, The Jeweller, Fintiba, dhe DR-Walter. Gjithashtu projektet dhe produktet tona vetëm gjatë vitit të kaluar kanë pasur mbi 35 milionë përdorues nga e gjithë bota.