Duke parë që fusha e marketingut digjital është në ngritje e sipër e që ka marrë hov me zhvillimin e saj sidomos viteve të fundit, vendosa të mësoj më shumë mbi të. Fillimisht kur kam parë lajmërimin për trajnim dhe praktikë në NextSeo, nuk isha shumë e sigurt se a do të kisha sukses, por me kuriozitetin që kisha dhe duke parë sukseset e kësaj kompanie vendosa të e marrë përsipër këtë sfidë e të shoh se ku do të përfundoj.

Gjatë gjithë kohës së trajnimit dhe praktikës më ka çuditur (për të mirë) durimi dhe përkushtimi që kishin trajnerët e kësaj kompanie, duke na japur kohë dhe vëmendje për të na mësuar gjithçka nga fillimi.

Personalisht kam pasur njohuri të limituara mbi SEO-në, por me kalimin e kohës e pashë që kisha bërë zgjedhjen e duhur duke ardhur në këtë kompani, pasi që këtu pa marrë parasysh prapavijën tënde e rëndësishme është të kesh vullnet për të mësuar, suksesi pastaj është i padiskutueshëm.

Duke mësuar më shumë, kuptova që fusha e SEO-së është shumë interesante. Përveç anës teknike, e ke lirinë të shprehësh kreativitetin tënd e të japësh ide të reja pasi që është një fushë gjithmonë në zhvillim e në kërkim të mendjeve të hapura dhe inovative.

Gjëja tjetër që më ka pëlqyer në këtë kompani është rëndësia që i’a japin balancit punë/jetë private, pasi që kur përfundon puna e ke ditën të lirë, pa presionin e kompanisë apo dikujt tjetër. E kur nuk e përfundon ditën me presion dhe stres atëherë mezi pret që të vish përsëri në punë ditën tjetër!

Për ta përmbyllur, do t’ua rekomandoja të gjithë të rinjëve këtë mundësi për trajnim dhe praktikë sepse përveç që do të mësoni shumë gjëra të reja dhe interesante për këtë fushë, këtu do të keni mundësinë të shihni nga afër se si duhet të funksionojë një kompani moderne, profesionale dhe e cila ju shpërblen për çdo pikë të mundit tuaj.